Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani thirrje Holandës të angazhohet për liberalizmin e vizave për Kosovën

nga B G1 shtator 2022

Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Holandës që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke.
Ajo këtë e ka bërë në takimin me zv. kryeministrin e Holandës, njëherësh ministër i Jashtëm, Ëopke Hoekstra gjatë vizitës në Çeki.
Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tash e sa kohë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar mbështetjen holandeze.
Osmani po ashtu ka folur edhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, e njëkohësisht edhe përgatitjen për aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Në takim me Hoekstra, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen holandeze për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe në NATO.
Po ashtu, diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe Evropë, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →