Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me senator e kongresistë amerikan: Ishin zëri i popullit të Kosovës

nga RTV21 Portal10 korrik 2024
Osmani takohet me senator e kongresistë amerikan: Ishin zëri i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Uashington ka takuar senatorë e kongresistët amerikan.

Osmani ka shkruar se këta ishin zëri i popullit të Kosovës.

Tutje, Osmani, ka falënderuar senatorët e kongresistët amerikan për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →