Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Rugova dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë

nga Kaltrina Berila27 dhjetor 2024
Osmani: Rugova dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Osmani ka thënë se ka qenë kënaqësi të punojë me Hovenier për tri vite, ndërkohë ka përmendur Rugovën si shembulli i politikanit që ka dëshmuar se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

“Në ditën e parë kur ambasadori Hovenier prezantoi kredenciialet, ne vendosëm lule tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe po e mbyllim njëjtë këtu tek përmendorja duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë, njeriu i cili dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura ngushtë dhe shkojnë bashkë”, ka thënë presidentja në një prononcim për media./21Media

Osmani dhe Hovenier vendosin kurora lulesh para shtatores së Rugovës

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →