🇽🇰 Kosova
Osmani pret në takim Tërnaven, diskutojnë për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit
nga Gentrita Xhemajli16 tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për të diskutuar mbi rolin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, si dhe mbi rëndësinë e traditës së tolerancës ndërfetare në vend.
Gjatë takimit, Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon.
Ajo theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të bashkuar.









