Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Osmani për TV21: Do të referoj sot në Komision, nesër udhëtoj në Sofje

nga E.Bullaku16 qershor 2021



Nuk ka dyshime, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Komisionin për punë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të referuar për procesin e negociatave mes Shkupit dhe Sofjes.
Këtë, Osmani e deklaroi derisa kthehej për në Shkup me aeroplan.
Ka bërë të ditur, se nesër do të udhëtojë për në Sofje.
“Tentova të gjej hapësirë këto ditë, por ja siç e shihni, nga Bratisllava udhëtova për në Antali, kurse nesër do të shkojmë në Sofje dhe pastaj përsëri të kthehem në Antali dhe duhej të shtyhej për javën tjetër. Duke dashur që të mbyllet ky bllokim i rrugëve që po i kufizon qytetarët, po i pengon qytetarët, vendosa që të bëj këtë kthesë”, tha Osmani.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski ka vendosur kusht, që nëse Osmani merr pjesë në Komision, partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja do t’i ndërprejë protestat./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →