🇽🇰 Kosova
Osmani në iftar me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’
nga Venera Grabanica28 mars 2025
Sonte në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’ e pranishme për iftar ishte Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe stafi i saj.
”Ky iftar u shënua si një moment i veçantë për banorët tanë, të cilët e pritën me gëzim dhe respekt të madh këtë vizitë. Për ta, ky takim nuk ishte vetëm një darkë e përbashkët, por edhe një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes institucionale ndaj tyre. Falënderojmë Presidenten Osmani për këtë vizitë të ngrohtë dhe për mbështetjen e saj ndaj kauzës sonë, thuhet në njoftim.











