Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë

nga RTV21 Portal11 korrik 2024
​Osmani nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën në shërbim të lirisë

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Arlington ka nderuar ushtarët amerikanë që sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të lirisë dhe paqes.

Osmani ka thënë se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë e të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, ka shkruar ajo në Facebook.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →