Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë

nga Venera Grabanica24 korrik 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit, sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një  ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, Bajram Begaj.

Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend, ndërsa më pas do të zhvillohet në Presidencë edhe ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →