Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaDiaspora
✈️ Diaspora

Osmani: Me mbështetjen e mërgatës, Kosova do të jetë më e fuqishme

nga E.Bullaku26 shtator 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë, të cilët sipas saj, ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.
“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Osmani.
Ajo më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.
“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →