Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

nga Kaltrina Berila1 prill 2024
Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 25 vjetorin e saj.

Ajo është shprehur se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, siç tha ajo, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, shkroi Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →