Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kërkon nga BE-ja heqjen e masave “të padrejta ndaj Kosovës”

nga B G13 dhjetor 2023
Osmani kërkon nga BE-ja heqjen e masave “të padrejta ndaj Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesë për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Ata përmes kësaj letre kanë kërkuar që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen.

Edhe Osmani ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!” , ka shkruar Osmani në platformën X./21Media

Thank you @aliciakearns & all other Chairs across Europe for your support.

Peace and security are the bedrock of a prosperous future for the entire WB.

Peace and security thrive when accountability and justice are put center stage.

The unjust measures against Kosovo must go! https://t.co/IefD1UI68K

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 13, 2023

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →