Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

nga Gentrita Xhemajli2 tetor 2025
Osmani kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Kopenhagë me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me kryeministrin holandez kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e forcimit të partneritetit mes Kosovës dhe Holandës.

Osmani i ka kërkuar Schoofit mbështetje për finalizimin e procesit të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat i quajti të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit.

“Në Kopenhagë, me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →