RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: 14 dhjetori rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës

nga B G14 dhjetor 2022
Osmani: 14 dhjetori rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për në Bashkimin Evropian e cilësoi këtë si moment historik.
“14 dhjetori nga sot ka një rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës sonë në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në BE e në anën tjetër po e shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë, të dyja këto akte që shkojnë në drejtim të realizmit të vizionit tonë euroatlantik”, tha Osmani.
Ajo shtoi se po merret hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive.
“Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur kurrë alternativë tjetër, por ëndrrat bën realitet vetëm kur veprohet e ambiciet  bëhen të prekshme vetëm kur punohet.”, tha Osmani.
Më tej u shpreh se ky akt i dedikohet gjithë qytetarëve të Kosovës në vigjilje të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →