Opozita i ka vazhduar edhe sot kritikat për vizitën më shumë se dy javore të Kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili nga atje sot udhëtoi për në Davos të Zvicrës. Sipas opozitës, numri dhe niveli i takimeve që zhvilloi Kurti në SHBA, nuk do të arsyetoheshin as me një vizitë katër ditore. Madje partitë opozitare vlerësojnë se kjo vizitë ka qenë e dëmshme për vendin./21Media










