Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Opozita thirrje për tubime masive më 1 maj

nga RTV2130 prill 2017

Opozita në Venezuelë bën thirrje për protesta të reja për të protestuar kundër “diktaturës

Për të shënuar plot një muaj nga fillimi i mobilizimit kundër presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, opozita bën thirrje për protesta të reja në zemër të Karakasit dhe në të gjithë vendin, për të protestuar kundër “diktaturës”.

Pas një muaj protestash që regjistruan 30 të vdekur, opozita nuk do të ndalet së ushtruari presion. Duam të thërrasim të gjithë popullin e Venezuelës, në 24 rajonet e vendit kundër diktaturës”, deklaroi dje Freddy Guevara, zëvendëspresidenti i Parlamentit, i vetmi institucion publik që opozita ka shumicën, në një konferencë shtypi.

“Do të parakalojmë deri në selinë e Gjykatës së Lartë dhe Këshillit Qendror Zgjedhor, në qetësi dhe me vendosmëri”, dy organe “nën pushtetin” e qeverisë’, u shpreh ai.

Ai saktësoi se nesër opozita synon të organizojë disa tubime në të njëjtën kohë në Karakas dhe në qytetet e mëdha të vendit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →