RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Opozita heq dorë nga rrëzimi i Qeverisë aktuale në Mal të Zi

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në p

nga Xh.D13 dhjetor 202113 dhjetor 2021

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit. Opozita nuk ia doli të sigurojë një votë që i duhej nga partitë në pushtet për ta rrëzuar Qeverinë.
Siç u njoftua, arsyeja ishte paralajmërimi i partisë në pushtet, Fronti Demokratik (DF) që të dorëzojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të Parlamentit, gjë të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën më 10 dhjetor. Nga DF-ja thanë se do të kërkojnë edhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Megjithatë, këtë propozim nuk e pranuan partnerët e koalicionit qeverisës.
Nga 81 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, iniciativën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e nënshkruan vetëm 40 deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Social Demokrate dhe partitë e pakicave.
Partitë në pushtet, që kanë 41 deputetë, njoftuan se nuk do t’i bashkohen kësaj nisme. Nga Fronti Demokratik, që me muaj po kërkon rrëzimin e Qeverisë, thanë se nuk duan që me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit ta rrëzojnë kryeministrin, Krivokapiq.
Në iniciativën e opozitës për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë thuhej se Mali i Zi tashmë ndodhet në krizën më të madhe politike dhe institucionale në 30 vjetët e fundit dhe se Qeveria e Krivokapiqit humbi legjitimitetin meqë nuk e ka përkrahjen e shumicës që e votoi.
Po ashtu, thuhej se është faj i Qeverisë që bisedimet me Bashkimin Evropian në parim u suspenduan. Opozita tentoi të materializojë pakënaqësinë me punën e Qeverisë të partive në pushtet, por edhe telashet e brendshme të shumicës.
Një prej këtyre problemeve është se propozimet e shumta të Qeverisë së Krivokapiqit mbesin në Parlament pa u vënë në votim, për shkak të mungesës së përkrahjes.
Po ashtu, tash e disa muaj vazhdon edhe konflikti politik në mes të partive në pushtet, sidomos Frontit Demokratik dhe Lëvizjes qytetare Ura, pasi që disa herë, Ura votoi në Parlament bashkë me opozitën e udhëhequr nga DPS-ja.
Rasti i fundit i këtillë ishte zgjedhja e Nikolla Mugoshas në postin e kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor më 8 dhjetor.
Qeveria e Krivokapiqit u votua më 4 dhjetor 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik, parti kjo pro-serbe, Lëvizjes Ura dhe Demokratëve, të cilët në gusht 2020 fituan zgjedhjet me çka Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit pas tri dekadash kaloi në opozitë./Tv21

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
LAJMI TJETËR →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

14 orë më parë