🏛️ Politikë
Musliu: Opozita aktuale nuk ka fuqi vote për ta rrëzuar këtë qeveri
nga Venera Grabanica30 qershor 2022
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu në “Click” të RTV21 foli për mundësinë e rrëzimit e qeverisë Kurti.
Sipas saj, opozita nuk ka fuqi vote për ta rrëzuar këtë qeveri.
“Opozita aktuale nuk ka fuqi vote për ta rrëzuar këtë Qeveri, por nuk do të thotë që nesër radhët tona nuk do shtohen sepse edhe brenda VV-së ka deputetë dhe zëra që nuk pajtohen me qasjen e kësaj qeverie ndaj problemve të qytetarëve”, tha Musliu./21Media








