Dje është arrestuar një burrë nga Malisheva pasi që kishte falsifikuar diploma që më pas klientëve të tij t’iu sigurojë viza pune.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte siguruar diploma të falsifikuara që më pas t’ju siguroj edhe viza pune”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media










