Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

OEK: Të jemi më seriozë me agjendën integruese evropiane

nga Kaltrina Berila15 janar 2018

OEK paralajmëron se nëse institucionet nuk veprojnë shpejt, do të pësojnë më së shumti qytetarët dhe bizneset e vendit

Oda Ekonomike e Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve vendore që të përcaktohen qartë për avancimin e agjendës evropiane të vendit, pasi strategjia e re për zgjerim, e hartuar nga Komisioni Evropian, e cila pritet të publikohet në shkurt, do të përcaktojë kahun e procesit integrues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

“Ne duhet të shfrytëzojmë rëndësinë që ka viti 2018, për procesin integrues dhe në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit. Ratifikimi i demarkacionit, luftimi i krimit dhe korrupsionit në përmbajtje, si dhe përfundimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, janë sinjal i fuqishëm për përkushtimin tonë në rrugën evropiane dhe do të ofronin një stabilitet politik dhe ligjorë, që mbetet një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik për çdo vend në tranzicion”, thuhet në komunikatë.

OEK paralajmëron se nëse institucionet e vendit nuk veprojnë shpejt dhe nuk e shfrytëzojmë momentumin që po krijohet, vonesat do të jenë të pashmangshme, ndërsa ata që do të pësojnë më së shumti do të jenë qytetarët dhe bizneset e vendit.

“Nuk mundet askush vazhdimisht t’i përshtatet vetëm agjendave tona. BE në vitin e ardhshëm do të kufizohet në vendimmarrje si pasojë e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, prandaj çdo vonesë e jona në muajt e parë të këtij viti do të bëjë të pamundshme qoftë liberalizimin e vizave, qoftë avancimin në procesin e integrimit evropian, për një afat të gjatë kohor”, thuhet në komunikatë.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →