Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OBSH: Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e COVID-19

nga Venera Grabanica14 dhjetor 2021

Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19 për aq kohë sa njerëzit që kanë më së shumti nevojë për to kanë qasje në këto doza, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Zyrtarët shëndetësorë në shumë shtete të botës po u bëjnë thirrje njerëzve që të marrin dozat përforcuese, pasi disa studime kanë sugjeruar se ato ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj koronavirusit.
“Është pyetja e prioritizimit. Ka rëndësi se kush ka qasje në këto doza. Dhënia e dozave përforcuese te grupet e njerëzve që kanë rrezik të ulët nga sëmundja e rëndë apo vdekja, vë në rrezik jetën e njerëzve që janë në kategorinë e personave me rrezik të lartë e të cilët ende po presin që të marrin dozat e para, për shkak se ka mungesë të furnizimeve me vaksina”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai foli edhe për variantin e ri të COVID-19, Omicron dhe tha se vaksinat ekzistuese duket se janë më pak efektive ndaj këtij varianti, por shtoi se ato megjithatë ofrojnë “mbrojtje të mjaftueshme” për të parandaluar sëmundjen e rëndë dhe vdekjet.
Varianti Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe që atëherë është raportuar në 77 shtete të botës.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →