Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Numërohen 25,798 vota të diasporës, VV merr 19,626 vota

nga E.Bullaku3 mars 2021

Deri në orën 22:00 të së martës janë numëruar 25,798 të votave nga diaspora. Lëvizja Vetëvendosje po prin me 19,626 nga totali i këtyre votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës vijon e dyta me 2173 vota dhe Partia Demokratike e Kosovës e treta me 2120 vota nga diaspora.

Ndërsa, me 855 vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →