Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Numër rekord i rasteve të reja COVID-19 në Turqi

nga E.Bullaku9 mars 2021

Një numër rekord i rasteve të reja të COVID-19 u regjistrua në Turqi sot – 13.755, më i larti që nga 6 janari, pak më shumë se një javë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi lehtësimin e masave kufizuese në vend.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar u rrit në 2 milionë e 807 mijë e 387, ndërsa 66 njerëz vdiqën nga virusi korona në 24 orët e fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 29 mijë e 160, raporton Reuters.

Javën e kaluar, të hënën, Erdogan njoftoi hapjen e pjesshme të kafeneve, restoranteve dhe shkollave, si dhe lehtësimin e “mbylljeve” gjatë fundjavës, si pjesë e masave që ai i quajti “normalizim i kontrolluar”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →