Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë

nga B.K4 prill 2023
Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë

Ka përfunduar derbi italian mes Juventusit dhe Interit, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz” u shënuan dy gola, ku Juventusi barazoi 1:1 me Interin.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Juan Cuadrado, i cili kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi prej 1:0 në minutën e 83’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të barazimit për Interin e gjeti Romelu Lukaku, i cili në minutën e 90+5’ shënon nga penalltia për 1:1.

Ndeshja e kthimit, e cila do ta përcaktojë finalistin e Kupës së Italisë zhvillohet më 26 prill në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →