Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Njohja nga Sudani, Haradinaj: Presidenca ishte në krye të detyrës

nga Venera Grabanica12 prill 2025
Njohja nga Sudani, Haradinaj: Presidenca ishte në krye të detyrës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Sudani.

Haradinaj ka thënë se për shtetin e Kosovës avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial. Ai ka shtuar se Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke bërë thirrje që ky hap të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

“E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit! Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial. Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →