🇽🇰 Kosova
Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet
nga Kaltrina Berila11 mars 2025
Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh.











