Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikimin e monedhave 2-euroshe

nga B G30 nëntor 2023
Një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit për falsifikimin e monedhave 2-euroshe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot masën nga një muaj paraburgim ndaj tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe tre shtetasve kosovarë, të cilët akuzohen për veprat penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara, falsifikimi i parasë dhe shpëlarja e parave.

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.A., SH.A. dhe A.A. nga Shkupi – Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe S.R., M.K. dhe H.D. nga Paldenica – Komuna e Hanit të Elezit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →