Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Një i vdekur dhe dy të lënduar pasi një “pemë gjigante e Krishtlindjeve” u rrëzua gjatë një stuhie në Rio de Zhaneiro

nga B G17 dhjetor 2024
Një i vdekur dhe dy të lënduar pasi një “pemë gjigante e Krishtlindjeve” u rrëzua gjatë një stuhie në Rio de Zhaneiro

Disa pamje të tmerrshme thuhet se tregojnë momentin kur një pemë gjigante e Krishtlindjeve u rrëzua gjatë një stuhie.

Si pasojë, kanë gjetur vdekjen një burrë dhe janë lënduar dy të tjerë teksa po përgatiteshin për pushime.
Struktura prej rreth 56 metra e gjatë, e montuar në një lagunë pranë Rio de Zhaneiros, u rrëzua në ujë.

Tre viktimat ishin punëtorë që kishin përgatitur pemën përpara hapjes së saj zyrtare dhe po përpiqeshin të krijonin sigurinë pasi zyrtarët lëshuan një alarm për motin e keq.

I vdekuri është emëruar në vend si Vinicius dos Santos Abreu, 21 vjeç.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Conde Modesto Leal në Marica, një komunë në shtetin brazilian të Rio de Janeiro 25 milje larg qytetit me të njëjtin emër, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Dy burrat që u lënduan u dërguan në një spital tjetër ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →