Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

nga Gentrita Xhemajli9 maj 2025
Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë të Jugut.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

“Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se  është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →