🇽🇰 Kosova
Një e mitur në Drenas raporton se u ngacmua seksualisht nga një burrë me të meta mendore
nga Gentrita Xhemajli10 janar 2026
Një e mitur në Drenas ka raportuar në Policinë e Kosovës së është ngacmuar seksualisht nga një burrë me të meta mendore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka marrë tretmanin mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.
“Drenas 09.01.2026 – 16:50. Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.









