Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Një e mitur humb jetën në një aksident në Drenas

nga B G31 gusht 2025
​Një e mitur humb jetën në një aksident në Drenas

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot në Zabel të Ulët të Drenasit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KosovaPress se një e mitur ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Sot, rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →