Një burrë është gjetur i vdekur dje në Prizren.
“Raportohet se pa shenja jete, i shtrirë në rrugë është gjetur viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, ka informuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media










