Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Një avion ushtarak rrëzohet në Rusi, të paktën tre të vdekur

nga Kaltrina Berila17 tetor 2022

Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë rezidenciale në qytetin jugor të Rusisë, Yeysk, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe  disa të tjerë të lënduar.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avioni, një bombardues luftarak Su-34, ishte në një fluturim stërvitor kur një nga motorët e tij mori flakë.
Pilotët në aeroplan u hodhën përpara rrëzimit, tha ministria.
“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, thuhet në deklaratë.
“Në pikën ku u rrëzua avioni Su-34, në oborrin e një blloku banimi, karburanti i avionit mori flakë”.
Mediat lokale raportojnë se zjarri përfshiu pesë kate të ndërtesës shumëkatëshe dhe një numër blloqesh apartamentesh janë dëmtuar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →