Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 70 vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

nga Venera Grabanica29 korrik 2023
Një 70 vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Një burrë i moshës 70-vjeçare sot është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, i cili ka treguar se në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune.

“Sot rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se në rrugën “Hamit Thaqi” në Prizren,  një person i moshës 70-vjeçare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon. Policia ka marr informacione se i njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë.  Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se pasi që janë kryer egzaminimet në vend ngjarje, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzamini./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →