Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 50-vjeçar në kërkim të policisë për dhunë dhe armëmbajtje pa leje

nga Gentrita Xhemajli22 gusht 2025
Një 50-vjeçar në kërkim të policisë për dhunë dhe armëmbajtje pa leje

Një 50-vjeçar po kërkohet për dhunë në familjes dhe armëmbajtje pa leje nga Policia në Shtime.

Policia është njoftuar të enjten për rast dhune në familje në vazhdimësi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur një pistoletë me 23 fishekë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet penale: – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; – Dhunë në familje. Policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa viktima gjendet nën përkujdesjen e policisë”, njoftoi policia.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →