Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nisma: S’ka qeveri me Kurtin sa të jetë Dimal Basha kryetar i Kuvendit

nga Venera Grabanica11 tetor 2025
Nisma: S’ka qeveri me Kurtin sa të jetë Dimal Basha kryetar i Kuvendit

(Lajm i përditësuar)

Matoshi për Muratin: Zyra në Qeveri nuk i takon atij për atë dërgon mesazhe nga vetura

Fatmir Matoshi, nga Nisma Socialdemokrate, në  “Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë Hekuran Muratit, i cili sot nga vetura e tij njoftoi për rritjen e asistencës sociale për 20%.

Matoshi thekson se mesazhet që po dërgohen janë të organizuara dhe nënvizon se zyra e Muratit në Qeveri nuk i përket atij. Ai i bën thirrje të tjerëve që sa më shpejt të kuptojnë se “nuk kanë më mandat”.

“Këto mesazhe ju dërgohen prej veturave. Në kushte normale, Murati ka një zyrë në Qeveri, por është mirë që Murati e ka kuptuar se nuk i takon asaj zyres. Besoj që sa më shpejt ta kuptojnë edhe të tjerët se nuk kanë më mandat,” tha Matoshi.


Matoshi: Nuk do të ketë Qeveri Kurti 3

Fatmir Matoshi, nga Nisma Socialdemokrate, në  “Click” të RTV21 shprehu mosbesimin ndaj formimit të Qeverisë Kurti 3.

Lidhur me mungesen e deputetëve të Nismës në Kuvend, Matoshi u deklaruar se kjo është në shenjë të mos pajtimit përgjendjen aktuale.

“Nuk besoj që do të ketë Qeveri Kurti. Deputetët e Nismës nuk do t’i lejojnë ulëset e lira askujt, por nuk pajtohemi me gjendjen aktuale ku jemi,” tha Matoshi.

Matoshi tutje tha se, ”Nisma ka qenë pjesë e skenës politike dhe kur nuk ka qenë në Kuvendin e Kosovës, do të vazhdojmë të jemi pjesë e skenës polititke”.


Nisma: S’ka diskutim me Kurtin për Qeverinë, derisa Kuvendin ta drejtojë Dimal Basha

Fatmir Matoshi, nga Nisma Socialdemokrate, në  “Click” të RTV21, ka deklaruar se partia e tij nuk është e interesuar të diskutojë me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas Matoshit, përderisa Kuvendi vazhdon të drejtohet nga Dimal Basha, bashkëpunimi me VV-në është i përjashtuar.

“Nisma nuk është e interesuar të diskutojë me VV-në për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, përderisa Kuvendi drejtohet nga Dimal Basha”, tha Matoshi.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →