Nis protesta e opozitës, policia ka blinduar kryeministrinë
Protestë për ta kundërshtuar Edi Ramën
Tanimë shumica e protestuesve opozitarë janë vendosur para kryeministrisë në Shqipëri.
Protesta ka nisur dhe nuk do të ketë deklarata nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ndërkohë, drejtues të këtyre subjekteve kanë thënë se janë të interesuar të protestojnë para kryeministrie pa asnjë shenjë dhune, por gjithashtu ka edhe deklarata se për të gjithë mbarëvajtjen e protestës do vendosin qytetarët.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha janë ulur para kryeministrisë me protestues të opozitës. Në protestë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Policia ka blinduar kryeministrinë.
Protestuesit thërrasin: Poshtë qeveria! Qeveri hajdute! Rama ik!









