Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 28 janar

nga Venera Grabanica27 janar 2022
Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët lidhur me përpilimin e strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacakë. Pas takimit, kryetari Përparim Rama mban konferencë për medie. (Komuna e Prishtinës), 09:30.
Lëvizja FOL dhe PIPS organizojnë konferencën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në drejtësi, administratë publike dhe integrime evropiane”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 10:00.
Agjencia për Informim dhe Privatësi shënon Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 10:00.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për medie, në lidhje me prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë), 10:00.
Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe intelektualit të njohur prizrenas, Masar Shporta. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren), 10:00.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →