Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngacmoi seksualisht dy të mitur, arrestohet i dyshuari

nga Kaltrina Berila8 mars 2025
Ngacmoi seksualisht dy të mitur, arrestohet i dyshuari

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjtit ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 7 mars rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →