Nga ndërtesa pesëkatëshe nxirren tetë trupa të pajetë
Arsyet e shembjes së ndërtesës ende nuk dihen Nga gërmadhat e ndërtesës pesëkatëshe, e cila u shemb në jug të Napolit, janë nxjerrë tetë trupa të pajetë, njoftuan sot zjarrfikësit. Kërkimet për viktim
Arsyet e shembjes së ndërtesës ende nuk dihen
Nga gërmadhat e ndërtesës pesëkatëshe, e cila u shemb në jug të Napolit, janë nxjerrë tetë trupa të pajetë, njoftuan sot zjarrfikësit.
Kërkimet për viktimat në gërmadhat e ndërtesës kanë përfunduar në mëngjes, më shumë se 24 orë pasi që ndërtesa u shemb papritmas, transmeton AP.
Rreth 80 zjarrfikës kanë punuar gjatë natës me ndihmën e ekskavatorëve për të gjetur viktimat.
Arsyet e shembjes së ndërtesës ende janë të panjohura, por autoritetet janë duke shikuar nëse ajo ka të bëjë me punët e renovimit, të cilat janë kryer në ndërtesën, e cila ndodhet në afërsi të hekurudhës.
Dëshmitarët thanë se para shembjes nuk është dëgjuar kurrfarë shpërthimi, por se pak kohë para kësaj atypari kishte kaluar treni.

Më të fundit
Të gjitha →
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim






