Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga e hëna fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

nga Xh.D30 tetor 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lartë, mund ta marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal nga kjo e hënë, 31 tetor.
“Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal. Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit”, bëhet e ditur në njoftim.
Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar.
“Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19. Prandaj, u rekomandohet qytetarëvë që të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19!”, përfundon njoftimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →