Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Nga 10 mijë euro për Krasniqin e Gjakovën

nga Xh.D2 shtator 2021

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka shpërblyer me nga dhjetë mijë euro kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka.
Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.
Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.
Kujtojmë se sipas ligjit të MKRS, medalja e artë olimike shpërblehet me 100,000 euro, ndërsa trajneri Driton Kuka me 50 mijë euro./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →