Neymar da Silva Santos Júnior ka konfirmuar se ka kërkuar vazhdimisht të kthehet në Camp Nou pas startit jo të mirë të karrierës në Parkun e Princave.
Neymar ka treguar se ai “ka bërë gjithçka” që të rikthehet në Barcelonë para se Lionel Messi të transferohet në Paris Saint-Germain.
“U përpoqa të rikthehem në Barça. Ne bëmë gjithçka, por ishte e pamundur”, ka konfirmuar Neymar gjatë një interviste.
PSG pagoi miliona euro për të nënshkruar me Neymar nga Barcelona më 2017, duke i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme katër vjeçare në Camp Nou./21Media









