Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Netflix dhe Sony ndalojnë prodhimin e filmave ku Smith do të luante

nga Miranda Beqaj3 prill 2022

Si rezulatat i skandalit të cilin e shkaktoi Will Smith në ndarjen e çmimeve Oscars, ndaj tij po merren masa edhe nga Netflix dhe Sony.
Prandaj sipas raportimeve thuhet se disa projekte te Smith janë ndërprerë.
Aktori, i cili shokoi të gjithë botën kur goditi në fytyrë komedianin Chris Rock sepse bëri një shaka për bashkëshorten e Smith, Jada Pinkett Smith, ka pasur një film për Netflix dhe një film për Sony, të pauzuar sipas The Hollywood Reporter.
Netflix ishte në proces për të gjetur një regjisor të ri për ”Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Në atë film Smith do të luante rolin e bosit të krimit me probleme me memorie.
Gjithashtu edhe Sony është duke bërë ndaljen e ‘Bad Boys 4’, e cila ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →