Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër takimi në Bruksel, Stano: Në rend dite, rruga përpara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

nga Venera Grabanica16 shtator 2024
Nesër takimi në Bruksel, Stano: Në rend dite, rruga përpara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Në konferencën e përjavshme Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur për takimin e nesërm të kryenegociatorëve në Bruksel.

Stano ka thënë se agjenda është mjaft e qartë, dhe është rruga përpara për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, si dhe për çështjet që ndikojnë në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në të vërtetë, mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorit do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

I pyetur nëse do të ketë një takim trepalësh, zëdhënësi i BE-së nuk u përgjigj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →