Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër protestohet para Qendrës Emergjente

nga Kaltrina Berila20 shtator 2022

Shoqata sindikale e QKUK-së ka bërë të ditur, se nesër nga ora 10:30 para Qendrës Emergjente në Prishtinë, do të mbajë një protestë me kërkesë për rritje pagash 50% deri në implementimin e ligjit të pagave.
Më herët ishte njoftuar për anulimin e protestës, por Shoqata sindikale e QKUK-së ka demantuar një gjë të tillë.
“Në orët e pasdites një person i pa rëndësishëm, në emër të një shoqate sindikale me disa anëtarë, i favorizuar nga segmente të caktuara të pushtetit, ka dalë me komunikatë kinse është anuluar protesta e nesërme. Nesër do të mbahet protesta e paralajmëruar me kërkesë për rritje pagash 50% deri në implementimin e ligjit të pagave. Ftojmë anëtarësinë e gjerë për pjesëmarrje në këtë protestë”, thuhet në komunikatën për media të Shoqatës sindikale të QKUK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →