Në Maqedoninë e Veriut nesër do të fillojë vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 deri në 16 vjeç me vaksinën “Pfizer”.
Vaksinimi i tyre do të bëhet vetëm me prani të prindërve të cilët paraprakisht i kanë paraqitur në ueb-faqen vakcinacija.mk.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë paraqitur rreth 1.800 persona. Vaksinimi i të rinjve bëhet përmes terminëve të caktuara, derisa për qytetarët e tjerë të cilët do të vaksinohen në terren tanimë nuk është i nevojshëm termin paraprak./21Media









