Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Bekim Avdi Selmonit nga fshati “Katundi i ri” në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për këto vepra penale: posedim i paautorizu
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Bekim Avdi Selmonit nga fshati “Katundi i ri” në Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për këto vepra penale: posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: BEKIM (Avdi) SELMONI i lindur me 07.11.1982 në Katundi i ri –Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge'”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë



