Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

​Nënshkruhet Master Plani mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe EHF-së

nga Venera Grabanica19 shtator 2025
​Nënshkruhet Master Plani mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe EHF-së

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të këtij sporti. Të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Ky plan, i vlefshëm për tre vjet, synon kryesisht shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, gjë që pritet të ndikojë në rritjen e numrit të fëmijëve dhe lojtarëve të rinj që merren me këtë sport.

Marrëveshja u nënshkrua në prag të Kongresit Zgjedhor të EHF-së, i cili po mbahet sot dhe nesër në Andau të Austrisë.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →