Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshje 47 milionëshe për reformën në ndihmat sociale

nga Venera Grabanica26 tetor 2021


Është nënshkruar marrëveshja 47 milionëshe për reformën në ndihmat sociale në Kosovë. Marrëveshja për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë” është nënshkruar ndërmjet ministrit të Financave Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci.
Ministri Murati vlerësoi lartë mbështetjen e Bankës Botërore në procesin e reformës sociale në Kosovë dhe theksoi se kjo marrëveshje ka një vlerë të lartë për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh nevojën e përmirësimit të targetimit të politikave sociale drejt familjeve më në nevojë..
Kjo marrëveshje arrin vlerën deri në 47 milionë euro, ku investimet për përforcimin e sistemeve të ofrimit të mbrojtjes sociale pritet të jenë rreth 5 milionë euro, ndërsa sic thuhet në komunikatë, shuma prej më se 40 milionë do të orientohet drejt përmirësimit të performancës së Skemës së Ndihmës Sociale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon edhe zbatimin e masës 3.3 – Reformimi i Skemës së Asistencës Sociale, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. /21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →