Nemec thotë se së shpejti do të zgjidhet çështja e liberalizmit të vizave për serbët e Kosovës
Raportuesi i sapoemëruar i PE për heqjen e vizave për serbët nga Kosova, Matjaž Nemec ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për serbët nga Kosova duhet të zgjidhet shpejt sepse “na presin zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe po na mbaron koha”
Sipas tij ka një vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjes.
“Duket se kjo çështje do të zgjidhet shpejt, sepse po na mbaron koha. Kemi zgjedhje më 9 qershor dhe ka vullnet kur vjen puna tek Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian që më 8 prill të miratohet ky propozim. Unë jam i bindur për këtë, por në të njëjtën kohë varet nga grupet e tjera në PE dhe pozicioni i atyre grupeve në PE, por duket se ka një vullnet të madh për të përfituar nga kjo situatë, sepse kemi një periudhë të shkurtër është koha për të arritur një marrëveshje. Kjo është ambicia jonë, por do të shohim se cilat janë hapat e ardhshëm në PE”, ka deklaruar ai për Kosovo Online.
“Ne morëm mbështetjen e të gjitha grupeve për ta bërë këtë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër dhe me shpejtësi të madhe, në mënyrë që të miratojmë propozimin në seancën e fundit të prillit. Shpresoj që në fund të marrim mbështetjen e nevojshme në Strasburg të prillit”, ka shtuar ai.











